Disa kohë më parë Reali i Madridit zyrtarizoi blerjen e talentit Rodrigo Goesh. “Los Blancos” derdhën në arkat e Santosit plot 45 milionë euro për shërbimet e lojtarit, i cili do të kalojë në Madrid në muajin korrik.
18-vjeçari do të luajë ndeshjen e tij në fundit me fanellën e Santosit në shtëpi mbrëmjen e 12 qershorit, ku pritet që t’i bëhet një festë lamtumire. Ka qenë vetë presidenti i klubit brazilian që e ka zbuluar diçka të tillë, duke thënë se një lojtar si Rodrigo e meriton.
? El delantero brasileño, fichado por el Real Madrid, vestirá la camiseta del Santos hasta el próximo 12 de junio
? “Siempre le estaremos agradecidos”https://t.co/aE4SdMzyHF— AS (@diarioas) June 1, 2019
Sulmuesi premton shumë dhe në Brazil e shohin si të ardhmen e Kombëtares. Gjithsesi, mbetet për t’u parë se si do të integrohet me futbollin spanjoll dhe një klub të madh si Reali i Madridit.