Klop spektakël në konferencë: Japim gjithçka për të fituar!

Pasditen e së dielës në Premier Ligë, do të luhet klasikja midis Liverpulit dhe Mançester Junajtid. Të kuqtë morën javën e kaluar vendin e parë dhe do të provojnë të qëndrojnë përsëri në krye, pavarësisht se përballë kanë një ekip të madh si Junajtid. Në kuadër të sfidës, ka folur për mediat, Jurgen Klop, i cili ka pranuar që është një sfidë e vështirë, por Liverpuli i tij do të jap gjithçka në fushë.

NDESHJA – “Lojtarët flasin me njëri-tjetrin në dhomat e zhveshjes dhe përgatiten. Është një ndeshje si gjithë të tjerat, ku do të japim gjithçka për të fituar. Nga pikëpamja historike është një ndeshje e madhe, kështu që jam i nderuar të quhet si klasikja e Anglisë. Kam qenë pjesës e klasikes gjermane gjithashtu”.

KUNDËRSHTARI – “Nuk kam qenë kurrë i interesuar për pikët e Mançester Junajtid. Kam qenë i vetëdijshëm për kritikat që i janë bërë, por në qoftë se i analizon si ekip, kanë shumë kualitete. De Gea në portë, Pogba, apo Rashford, Lukaku e Lingard, janë që të gjithë lojtarë të pabesueshëm”.

SI DO TË ISHTE POGBA NËN URDHRAT E KLOP? – “Ju e dini më mirë se unë se çfarë ndodh në rast se jap një përgjië, kështu që për këtë pytje nuk do përgjigjem. Bëjeni lajmin kështu: “Klop refuzoi të përgjigjej”.

GJENDJA EKIPIT – “Duhet të jemi të uritur të dielën dhe kështu do të jemi. Do të luftojmë deri në fund për tre pikët. Gjithsesi, kemi përballë një ekip që meriton respekt dhe ka në krye një nga trajnerët më të suksesshëm në botë”.

SHAQIRI – “Nuk jam surprizuar dhe aq nga mënyra se sa shpejt u ambientua me ekipin Xherdan Shaqiri. Thjesht kërkoja që të tregonte atë çfarë ka dhënë dhe më pëprpara, prandaj dhe nuk jam i surprizuar. E prisja”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online