CAS “asist” Superiores, ja plani për Skënderbeun

0

Skënderbeu po zhvillon një sezon të mirë dhe synimi është titulli kampion. Por, sikurse edhe dihet, vëmendja e korçarëve nuk është vetëm te arritja e objektivave sportivë. Një vesh drejtuesit e kanë edhe Gjykata e Arbitrazhit Sportiv Lozanë.

Klubi bardhekuq ka apeluar dënimin e UEFA-s (Skënderbeu është përjashtuar për 10 vite nga kupat e Europës dhe është gjobitur me 1 milion euro) dhe ende nuk është zhvilluar seanca dëgjimore në CAS. Ky institucion ka publikuar listën e çështjeve dhe deri më 15 shkurt dhe nuk figuron çështja e korçarëve me UEFA-n.

VENDIMI DHE SUPERIORJA – Nga ajo që mëson “SportEkspres.com”, seanca dëgjimore në CAS do të zhvillohet në muajin mars, kur edhe mund të merret edhe vendimi për Skënderbeun. Korçarët presin që t’u hiqet dënimi dhe nga vera e ardhshme të mund të luajnë në kupat e Europës.

Marrja e një vendimi në muajin mars, apo ndoshta edhe në prill, do t’i bënte mirë Superiores dhe garës. Deri në atë periudhë në kampionat gjithçka do të jetë e hapur dhe vetë Skënderbeu do të vijojë të luftojë për titullin kampion dhe Europën. Të gjithë në Korçë presin me padurim të mësojnë fatin e skuadrës së tyre të zemrës, që varet shumë nga vendimi i CAS.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.