Klop: Salah më la pa fjalë, ja çfarë më kujtoi ndeshja e djeshme!

Mohamed Salah ishte autori i një “perle” në fitoren e djeshme të Liverpulit ndaj Çelsit me rezultatin 2-0. Sulmuesi pasi kaloi një kundërshtar lëshoi një diagonale të mrekullueshme në krahun e djathtë, me topin që nuk kishte sesi të mos përfundonte në rrjetë. Golin e parë e shenoi Mane pas një aksioni të bukur, që nisi nga këmbët e Salah.

Pas fitores së djeshme “The reds” arritën të mbanin kreun e renditjes me një pikë para Sitit me një ndeshje më pak për djemtë e Guardiolës. Shumë i kënaqur ka qenë Jurgen Klop. Gjermani ka mbetur i shtangur nga supergoli i egjiptianit. Gjithashtu thekson se edhe goli i Mane ishte mjaft i bukur, pasi erdhi nga një aksion manual. Klopit ky triumf i kujton përmbysjen e madhe në Europa League kundër Dortmundit të disa viteve më parë.

“Më la pa fjalë. Nuk mendova asgjë në atë moment, por di që isha shumë i lumtur, pasi e dija që topi do të përfundonte në rrjetë sepse isha në një kënd të favorshëm për ta parë aksionin. Ishte një gol fantastik, por nuk dua t’i heq merita as golit të parë, pasi edhe ai ishte shumë i bukur gjithashtu. Mu kujtua menjëherë ndeshja ndaj Dortmundit që fituam 4-3, ku në vend të Henderson ishte Milner dhe në vend të Manes që shënoi ishte Lovren.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *