Klop: Nuk duhet derdhur gjak për një penallti, Salah nuk simulon!

Liverpuli e mbylli vitin 2018 në mënyrën më të mirë të mundshme, duke “shkatërruar” Arsenalin me rezultatin 5-1. Djemtë e Klop kryesojnë kampionatin me 7 pikë më shumë se Siti i vendit të dytë dhe ky është viti i duhur për të rikthyer titullin në qytet, aty ku mungon që nga viti i largët 1990.

Në fund të ndeshjes pati momente tensioni midis mbrojtësit Sokratis të “topçinjve” dhe sulmuesit Salah. Greku akuzonte egjiptianin për simulim në penalltinë e golit të pestë për vendasit, ndërsa holandezi Van Dijk ndërhyri në mbrojtje të shokut të tij të skuadrës.

E pashë Sokratis t’i shkonte Salahut në mënyrë të ashpër. E akuzonte se kishte simuluar dhe i thoshte se duhet t’i jepte fund rrëzimeve në tokë. Natyrisht që të gjithë shkuam për të mbrojtur shokun tonë. Dukej sikur po ‘luftonim’ dhe po ziheshim, por nuk ishte kështu. Unë i mbroj shokët e mi gjithmonë dhe kështu duhet të sillet çdokush brenda një grupi”, komenton Virxhil Van Dijk.

Mendimin e tij e ka shprehur dhe Jurgen Klop, i cili insiston se Salah nuk ka simuluar dhe ky koncept nuk ekziston në ekipin e tij. Penallti është gjithmonë kur arbitri e jep të tillë dhe trajneri e mbyll komentin e tij me faktin që “The Reds” kanë një bilanc negativ në vitet e fundit sa i përket penalltive të fituara.

Nuk mendoj se është e nevojshme të shohim gjak në fushë për të akorduar një penallti dhe për të thënë që ishte penallti. Kontakt kishte, Salah nuk është një lojtar që simulon dhe as ne nuk jemi. Arbitri vendosi për penallti, kështu që ishte. Në tre vite e gjysmë kemi patur më shumë penallti të pa dhëna sesa të dhëna”, sqaron trajneri gjerman i Liverpulit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online