Jyrgen Klop ka dhënë një intervistë interesante për medien franceze “Telefoot”. Trajneri i Liverpulit ka komentuar eliminimin e PSG-së nga Champions League.
Sipas teknikut gjerman, ajo është ndeshje më e pafat që ka parë në jetën e tij, pasi PSG u eliminua edhe pse ishte skuadra dominuese ndaj Junajtid në të dyja takimet.
“E di se nuk është aspak e lehtë të fitosh kaq shumë ndeshe në kampionat. Të paktën do të jenë kampion të Francës. PSG-ja u eliminua nga Champions-i në një ndër ndeshjet më të pafata që kam parë në jetën time”.
“Po e shikoja nga televizori dhe po mendoja: Uaau, kjo nuk është mundur, si mund ta humbin këtë ndeshje. Eliminimi ndaj Barcelonës dy vite më parë është ndryshe, pasi në ato përballje PSG-ja ishte skuadra më e mirë vetëm në takimin e parë, ndërsa kësaj here ata dominuan në të dy ndeshjet. Është diçka krejtësisht e rrallë”.