Dortmundi tronditet para Bajernit, mbrojtësi i verdhezinjve humb sezonin

0

Borusia e Dortmundit arriti të merrte një fitore në frymën e fundit ndaj Volfsburgut fundjavën që lamë pas dhe tashmë udhëheq Bundesligën e vetme. Gjithsesi, festa për atë triumf u prish jo pak në momentin e dëmtimit të Ashraf Hakimit.

Mbrojtësi maroken, tashmë duket se e ka mbyllur sezonin, teksa është operuar ditën e sotme në Madrid. Këtë gjë e raportoi klubi verdhezi, ku shkruante se sezoni për 20-vjeçarin është mbyllur. Kujtojmë, Hakimi ëshët në një huazim 2-vjeçar në Gjermani, nga Reali i Madridit.


Javën e ardhshme, Dortmundi do të luajë sfidën më vendimtare të sezonit, ku do të vihet përballë Bajernit dhe Hakimi pritet të jetë një mungesë me peshë për trajnerin Lysien Favre.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.