Klop i heq meritat vetes: Van Dajk ka qenë gjithmonë i pabesueshëm

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop ka folur për mediat britanike pas ndeshjes kundër Sauthempton, ku mbrojtësi Virxhil Van Dajk  luajti si një “ish”. I pyetur pikërisht për shtatlartin holandez, Klop tha se aftësitë e tij kanë qenë në pah që kur luante për “shenjtorët” dhe ai nuk ka merita që holandezi është një nga mbrojtësit më të mirë në botë për momentin:

“Nëse paguan aq shumë para sa paguam ne për Van Dajk, duhet të jesh plotësisht i bindur, 100% i bindur që është vendimi i duhur. Van Dajk ka qenë një lojtar cilësor dhe te Sauthempton, prandaj dhe ne shpenzuam për ta marrë.

Nuk dua të marr unë merita, pasi nuk i kam thënë asgjë tepër. Bëj formcacionin dhe e hedh në fushë, tjerat i bën vetë. Normale që ndeshje pas ndeshje, një lojtar përmirësohet, por kualitetet që ka tani, i ka pasur dhe te Sauthempton”, tha Klop.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *