Jurgen Klop më në fund e theu tabunë dhe arriti të triumfojë në një finale madhore pas plot shtatë vitesh. Mjaft i emocionuar dhe njëkohësisht i lumtur, gjermani foli pas ndeshjes.
Si fillimi Klop tregoi për emocionet e sfidës si dhe mallkimin që më në fund u thye. Më pas, numri një i stolit të Liverpulit u pyet për sa i përket suksesit dhe se kujt ia dedikon. Tekniku menjëherë u përgjigj se e gjitha kjo i dedikohej familjes së tij.
“Mbi të gjitha i dedikohet familjes time. Për shtatë vite me radhë kemi shkuar në pushime me një medalje argjendi. Tani do të shkojmë me medaljen e artë, që duket vërtet e bukur!”