Kimish i mahnitur nga talenti 19-vjeçar: Bajerni është fiks për të

Kai Havertz po e tregon ndeshje pas ndeshej që është e ardhmja e futbollit gjerman. Mesfushori i Levekuzen dha asistin për golin e Gnabrit në fitoren 3 – 0 të kombëtares Gjermane ndaj Rusisë. Elozhet për 19-vjeçarin qenë të shumta, por më speciali ishte ai i ardhur nga Xhoshua Kimish, i cili u lëshoi një mesazh drejtuesve të Bajernit për lojtarin e talentuar.

“Unë nuk mund ta ble atë, por Kai Havertz është një lojtar që do të na bënte shumë punë”, tha mbrojtësi i bavarezëve në një prononcim për “SPORTBILD”. Por, mes Bajernit dhe Kimish ndodhet një “pengesë e pakalueshme”, që quhet Rudi Fëler.

Drejtori sportiv i Bajer Leverkuzenit njihet për marrëdhëniet e këqija që ka me drejtuesit e Bajernit të Mynihut dhe për këtë arsye gjatë viteve të fundit, bashkëpunimi dhe transfertat midis palëve kanë qenë inekzistente. Kontrata e Havertz me “aspirinat” mbaron në vitin 2022, çka i vështirëson akoma më shumë negociatat për kartonin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online