Kielini për talentin Kin: Shpresa e madhe e futbollit italian!

Talenti i Juventusit, Moise Kin po bën disa ndeshje shumë të mira dhe Alegri i ka besuar shumë minuta 19-vjeçarit. Sulmuesi është kritikuar shumë për simulimin e tij në takimin e djeshëm kundër Kaljarit, madje dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 20’. Megjithatë, Kin u tregua shumë profesionist në minutat e mbetura dhe jo vetëm që nuk rrezikoi kartonin e kuq, por dhe shënoi golin e sigurisë për “Zonjën” në minutën e 85’ të takimit.

Kapiteni i Juventusit, Xhorxho Kielini, e ka mbrojtur talentin Kin nga kritikat e shumta që ky i fundit mori dhe për faqen zyrtare të Juventusit, tha: “Nga fusha e lojës nuk e dallova qartë se çfarë ndodhi, por pas ndeshjes pashë përsëritjet dhe Kin nuk bëri asnjë gjë të gabuar.

Pas paraqitjes që ai bëri sot (dje), duhet ta shohim si një shpresë të madhe për futbollin italian, bashkë me Zaniolon, Kiezan dhe Barrelan. E vetmja gjë që Kin bëri gabim është simulimi, por është i ri dhe do të mësojë nga dita në ditë. Ai është një djalosh shumë pozitiv dhe nuk i meriton aspak kritikat”, përfundoi kapiteni i Zonjës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *