Mbrojtja e Junajtid lë për të dëshiruar, katër emra “big” për ta blinduar

Mançester Junajtid pësoi një humbje 2-1 mbrëmjen e djeshme ndaj Ulverhempton. Të kuqtë treguan problemet e vazhdueshme që kanë në mbrojtje. Solskjaer ka një organikë me lojtarë mesatarë në mbrojtje.  Ky repart ka kohë që fut ujë dhe duhen menjëherë ndërhyrje në merkato.

Fil Xhons vazhdon vetëm të koleksionojë foto të çuditshme me deformimet në fytyrë gjatë ndeshjeve, ndërsa Smolling, Beili apo Markos Roho kanë treguar që nuk e kanë cilësinë për të qenë titullarë. I këtij mendimi është edhe Ed Uduard.

Duke iu referuar “Daily Sport”, thuhet se drejtori i ekipit nga “Old Trafford” ka piketuar katër synime kryesore në mbrojtje, Tobi Alderueireld, Leonardo Bonuçi, Rafael Varan dhe Herri Meguajer. Të paktën një apo dy nga këto yje duhet të blihen patjetër.

Mbrojtësi i Totenhem shihet një arritje e mundshme, me londinezët që do të bindeshin me një ofertë të leverdishme. Rafael Varan ka shfaqur pakënaqësi në Madrid dhe mendohet se do t’i pëlqente një lëvizje e tillë. Shifra për të duhet të kapë minimumin e 80 milionë eurove.

Herri Meguajer ka kohë që synohet, por është hasur një rezistencë e hekurt nga Leister. Gjithsesi Junaitid do të bëjë një sulm frontal të fundit për të arritur tek ai. Bonuçi shihet si një zgjedhje vetëm për të tashmen, pasi mosha e tij 31-vjeçare nuk premton shumë. Gjithsesi është një nga më të mirët në qarkullim dhe afrimi i mundshëm i De Ligt te Juventusi do t’i rriste shanset e këtij transferimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online