Këshillat për të birin dhe një sugjerim për napolitanët, rrëfehet Karlo Ançeloti

Karlo Ançeloti nuk arriti të fitojë trofe, por sezoni i tij i parë me Napolin ishte pozitiv. Skuadra zhvilloi paraqitje fantastike në Champions, aty ku u eliminua vetëm për pak në një grupin më të vështirë.

Në kampionat u shpallën nënkampionë, me vetëm Juventusin sipër. Trajneri i njohur ka folur në lidhje me raportin me ekipin dhe qytetin. A tregon çfarë i pëlqen nga qyteti jugor dhe tregon në stilin e tij rrugën e duhur për t’u përmirësuar, të gjithë.

Shpreson të qëndrojë gjatë në Napoli dhe dëshiron që të mos ketë pengje kur të largohet. Në fund djali i tij. Davide është pjesë e stafit teknik dhe e ka krah të djathtë. Për të ka këshilla të thjeshta, por mbi të gjitha njëra është më e rëndësishmja.

Raporti im me Napolin është normal. Kaloj shumë kohë jashtë qytetit dhe na bie të rikthehemi në darkë. E vetmja gjë që më kënaq është janë restorantet dhe piceritë. Ky qytet mund të jetë shumë më i bukur me pak më shumë zgjuarsi dhe ndjeshmëri civile nga ana e të gjithëve. Gjithsesi mbetet një problem italian.

Nuk e di çfarë do të më mungojë pasi të largohem. Shpresoj që të qëndroj gjatë në mënyrë që të jem krejtësisht i kënaqur nga ajo çfarë kam kaluar, kur të largohem. Nuk dua që të mungojë asgjë kur të vijë momenti.

Djali tim i këshilloj të studiojë, të jetë i azhornuar dhe të merret me atë që ka pasion. Ka rëndësi të madhe t’i bësh gjërat me pasion. Jemi super të paguar, por pasionin nuk duhet ta humbasim kurrë“, përfundon Karlo Ançeloti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online