Dani Alvesh ka më shumë se një muaj si i papunë pas mbylljes së kontratës me PSG dhe akoma nuk ka arritur marrëveshje me asnjë klub. Barcelona dhe Juventusi janë dy kanditatët potencialë për të përfituar nga shërbimet e tij.
36-vjeçari vazhdimisht na tregon se mosha nuk ndikon fare te ai, duke “kërcyer” samba në fushë e kënaqur tifozët, që nuk reshtin së pari harmoninë e lëvizjeve të tij. Megjithatë, Alvesh njihet edhe për personalitetin e veçantë që ka.
Diçka që e tregon herë pas here edhe në rrjetet sociale, ku bën shaka të ndryshme. Këtë herë ka qenë radha e përdorimit të Instagramit për të gjetur punë, që ta vendosur në CV-në e tij.
“Po kërkoj punë, ku mund ta shtoj në CV-në time. Dikush që ka kohë ta lexojë, le të më përgjigjet”, shkruan ylli latin në postim, ku i dërgon një mesazh të qartë klubeve të mëdhenj të Evropës.
View this post on Instagram