Çalhanoglu: Harrojeni krahun, ja ku do luaj sezonin e ardhshëm

Hakan Çalhanoglu është gati të nisë sezonin e tretë me Milanin. Lojtari turk është aktivizuar në krahun e djathtë të sulmit me Xhenaro Gatuzon, ndërsa ardhja e Marko Xhampaolos në stolin kuqezi do t’i ndryshojë pozicionin në fushën e blertë.

25-vjeçari ndihet i karikuar në maksimum dhe në prononcimin e dhënë për Gazzetta dello Sport tregon se cilin rol preferon dhe ku mund të japë gjithë potencialin që zotëron.

Ndihem një numër 10 në rolin pas dy sulmuesve. Kam biseduar me Xhampaolon dhe nuk përjashtohet opsioni që të luaj rolin e organizatorit përpara mbrojtjes. Është diçka shumë interesante. Ky mund të jetë viti im. Lindje e vajzës më ka ndryshuar, tani ndihem më i pjekur”, komenton Hakan Çalhanoglu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online