“Kemi blerë shtatë lojtarë, ja si del ndeshja”, thellohet skandali spanjoll!

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me skandalin e basteve që ka tronditur futbollin spanjoll. Një javë pas arrestimit të disa personave, mes tyre edhe presidenti i Hueskës, El Mundo ka publikuar disa përgjime në lidhje me ndeshjen e javës së fundit, Vajadolid-Valencia.

Vendasit nuk luanin për ndonjë objektiv, ndërsa miqve u nevojitej fitorja për t’u kualifikuar në Champions Ligë. Ashtu ndodhi, Valencia fitoi 0-2, por shtatë futbollistë ishin blerë në këtë sfidë.

Ekziston një marrëveshje mes zotërinjsh dhe shtatë futbollistë janë blerë. Valencia do të fitojë pjesën e parë dhe të dytën, duke shënuar nga një gol për pjesë. Kështu do të ndodhë dhe askush nuk do e marrë vesh”, është shprehur Karlos Aranda, udhëheqësi i organizatës në telefonatën e bërë me një mik të tij.

Raul Bravo (majtas)

Ashtu ndodhi, miqtë shënuan nga një gol për pjesë pas gabimeve të mbrojtjes vendase dhe ndeshja u mbyll 0-2. Të shtatë lojtarët ishin të gjithë të Vajadolidit dhe lidhja e tyre me Arandën u bë nga Borja Fernandez, kapiteni që u tërhoq nga futbolli pas kësaj ndeshje.

Fernandez ishte paguar nga Raul Bravo, ish-futbollist i Realit, për të bindur gjashtë të tjerët që ndeshja të dilte ashtu siç ishte vendosur. Aranda dhe Bravo u liruan me kusht, por përgjimi i fundit do t’i fundosë të dy dhe skandali pritet të godasë më shumë futbollin iberik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *