Keita zikaltër: Vendimtar Spaleti

Keita Balde kthehet në Itali dhe sot ka zbarkuar në Milano, ku do të kryejë kontrollet mjekësore dhe do të firmosë për Interin. Anësori ofensiv është ndoshta goditja e fundit në merkato për zikaltrit, që në sulm tashmë janë mese te kompletuar.

Pas zbarkimit në Milano, senegalezi foli shkurt për SkySport: “Jam shumë i lumtur, shpresoj qr gjithçka të shkojë mbarë. Spaleti ka qenë shumë i rëndësishëm për zgjedhjen time. Më pret një ditë e madhe dhe shpresoj një e ardhme e madhe me Interin”.

Keita është i Interit në huazim me të drejtë blerjeje, për një shpenzim total rreth 35 milionë euro. Edhe verën e kaluar zikaltrit tentuan ta bëjnë tyrin sulmuesin senegalez, që nga Lacio u transferua në Francë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online