Kategoria e Dytë | Luzi kap kreun, Shkumbini e Devolli njohin vetëm fitore

Janë luajtur sot ndeshjet e javës së 17-të të Kategorisë së Dytë. Në Grupin A, Luzi 2008 është rikthyer krye të tabelës me 31 pikë falë fitores 3 – 1 ndaj Tiranës B. Ndeshja tjetër e këtij grupi midis Kukësit B dhe Sopotit ka mbaruar me fitoren e thellë të librazhdasve me rezultatin 4 – 1.

Në grupin B vazhdon lufta e fortë për kreun midis Shkumbinit dhe Devollit. Peqinasit mundën Butrintin me rezultat minimal 1 – 0, ndërsa më të njëjtat shifra ka marrë tri pikët dhe skuadra juglindore në transfertën ndaj Këlcyrës.

Duel tjetër interesant i kësaj jave ishte ai midis Naftëtarit dhe Përmetit, që ndajnë vendet e fundit të tabelës në Grupin B. Kuçovarët mposhtën ekipin mik me rezultatin 2 – 0 dhe falë kësaj fitoreje lënë fundin e tabelës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online