Roxher Federer rikthehet të turneun Grand Slam “Roland Garros” pas katër vitesh mungesë. Tenisti 37-vjeçar vazhdon të sfidojë moshën duke qëndruar në elitën e sportit të tenist edhe pse sigurisht nuk është më i njëjti.
Përballë tij në këtë turne do të jenë rivalët e përhershëm Nadal dhe Xhokoviç, të cilët janë në ndjekje të rekordit prej 20 Grand Slam që mban legjenda zvicerane.
Federer e ka fituar vetëm njëherë këtë turne në vitin 2009 kur mundi në finale suedezin Robin Soderling. Fusha me dhe të kuq është konsideruar si një pikë e dobët e Federer ndër vite. Turneu fillon më datë 26 maj, ndërsa shorti hidhet ditën e nesërme.