E ardhmja e Hames, fantazisti i Bajernit merr vendimin

Hames Rodrigez pritet të jetë dhe njëherë tjetë çështje e nxehtë te Bajerni i Mynihut. Fantazisti kolumbian është në pronësi të Real Madridit, por një rikthim te “Los Blancos” nuk është në planet e tij. Sipas mediave, gjermane, Hames tashmë nuk dëshiron të qëndrojë as në Mynih, duke hedhur shumë pikëpyetje mbi të ardhmen e tij.

Sipas “Sky Deutschland”, Hames e ka marrë vendimin për të ardhmen e tij. Kolumbiani nuk e ka ndërmend të qëndrojë te Bajerni i Mynihut dhe po shpreson që të gjejë një skuadër tjetër për sezonin e ardhshëm. Drejtorët e Bajernit vazhdojnë të thonë se një vendim finale për Hames Rodrigezin nuk është marrë ende. Klubi gjerman ka të drejtën të sigurojë kartonin e plotë të fantazistit për 42 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online