Nuk ka më Katar në Barcelonë. Kontrata e shumëpërfolur mes Qatar Airways dhe Barcelonës mori fund më 30 qershor dhe nuk do të rinovohet.
Kjo ka bërë që gjithë reklamat e vendosura në stadiumin “Camp Nou” të zhduken pak nga pak, brenda dy ditësh.
Duhet kujtuar se deri sa erdhi Qatar Airways me një ofertë milionere, Barcelona nuk kishte sponsor në fanellë dhe ky ishte motiv krenarie për tifozët katalanas, që u zemëruan pa masë nga “shitja e shpirtit”.