Pas plot dy muajsh Iker Kasijas është paraqitur në qendrën stërvitore të Portos. Portieri legjendar më 1 maj pësoi një arrest të rëndë kardiak, duke rrezikuar seriozisht jetën. Pas operacionit, që fatmirësisht shkoi mirë u arrit që të normalizohej gjëndja shëndetësore e 38-vjeçarit.
Pas një periudhe të gjatë heshtjeje, duke shfaqur paqartësi të mëdha nëse Kasijas do e vazhdojë karrierën e tij, më në fund vjen një reagim që do të thotë shumë. Spanjolli ka postuar ditën e sotme nje foto në profilin e tij zyrtar në “Twitter” ku shfaqet bashkë me shokët e ekipit, duke hyrë në qendrë stërvitore të Portos.
Sigurisht, nuk mund të mendohet një rikthim i menjërhershëm në fushat e lojës. Me shumë mundësi Iker do i nënshtrohet seancave të gjata testuese dhe stërvitore në mënyrë individuale. Megjithëse, mbetet e paqartë nëse Kasijas do zbresë në fushë, me postimin e fundit na tregon se ai po bën maksimumin për t’u rikthyer.
Kontrata e tij me portugezët përfundon verën e ardhme dhe akoma nuk mendohet ndërprerja e saj. Në ditët në vijim do të kemi një panoramë më të qartë të asaj çka do ndodhë me jetën profesionale të një prej legjendave të futbollit botëror.
Vuelta al trabajo. Primer día. ? @FCPorto pic.twitter.com/7NkmLRTfwz
— Iker Casillas (@IkerCasillas) July 1, 2019