Xhenik Karrasko është lodhur me futbollin kinez dhe dëshiron rikthimin në Europë. 25-vjeçari belg është pjesë e Dalian Jifang që prej shkurtit të vitit 2018, kur u largua nga Atletiko e Madridit për shumën e 40 milionë eurove.
Në një prononcim për “Het Laatste Nieuws”, lojtari ofensiv shpreh dëshirën e tij për t’u rikthyer në kontinentin e vjetër. Milani dhe Interi ishin mes klubeve të interesuara për shërbimet e tij gjatë merkatos së janarit, por rroga e tij e lartë (fiton rreth 10 milionë euro në sezon) frenoi dy klubet e Milanos.
“Do të më pëlqente të kthehesha në Europë. Shumë skuadra ishin të interesuara për mua në merkaton e janarit. Po përpiqeshim të gjenim një zgjidhje, por e kuptoj edhe klubin tim. Daliani dëshironte që të qëndroja”, thekson Xhenik Karrasko.