Loris Karius la Liverpulin për të filluar një aventurë të re në kampionatin turk, ku është huazuar për dy vite te “gjigantët” e Beshiktashit. Stambolli ka lënë përshtypje fantastike te portieri gjerman, i cili në një intervistë për medien sportive “Fanatic”, ka shprehur habinë e tij për mbështetjen që i kanë dhënë fansat e skuadrës nga Stambolli.
“Qëkur jam transferuar te Beshiktashi kam vënë re se fansat e mi janë shtuar ndjeshëm, dhe shumica e tyre janë femra”, tha portieri, të cilin tifozët e skuadrës së Beshikashit i kanë ngjitur si për shaka nofkën, Kazanova.
“Te Liverpuli nuk e ndjenja këto lloj mbështetje kaq të madhe. Këtu në Stamboll është shumë më ndryshe. Sa herë që dal në qytet, janë të shumtë njerëzit që më ndalojnë për një foto”, përfundoi gjermani.