Frikë para ndeshjes, Tomori shpjegon mbylljen e stadiumit

Tomori ka vendosur të mbyllë dyert për ndeshjen e kupës kundër Bylisit dhe vendimi ka qenë i klubit, për disa arsye.

“Sport Ekspres” ka kontaktuar me drejtues të klubit dhe specialisti i sporteve në bashki, Alban Pambuku, ka deklaruar: “Tomori ka vendosur ta luajë pa tifozë këtë ndeshje, për shkak se nuk ka kontratë me polici private. Përveç kësaj, duke pasur parasysh tensionin e madh në sfidat kundër Bylisit sezonin e shkuar, është e pamundur që të garantohet siguria me pak efektivë të bashkisë. Kjo ka bërë që të vendoset për të luajtur me dyer të mbyllura, për të mos rrezikuar ndonjë ngjarje që mund të dënojë rëndë klubin”.

Duhet kujtuar se sezonin e shkuar përballjet mes Tomorit e Bylisit kanë pasur tension e përplasje të ashpra, shoqëruar me polemika të mëdha pas sfidave, ndaj inati mund të jetë mbartur edhe sot dhe tifozët ndoshta do ta tepronin.

Jashtë stadiumit në Berat ka pasur një grup tifozësh të zemëruar, për shkak se prisnin të ndiqnin ndeshjen, por disa orë para takimit u vendos në mënyrë të prerë që të luhet pa tifozë.

EDI SPAHIU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online