Karikari te Partizani, Neftçi jep një mesazh të qartë

0

Kuame Karikari, sulmuesi i Neftçi Baku, është objektiv i Partizanit dhe në klubin e kuq besojnë se lojtari do të jetë pjesë e tyre për pjesën tjetër të sezonit. Mes palëve ka një marrëveshje parimisht dhe sikurse “SportEkspres” ka mësuar një ditë më parë, të hënën e presin sulmuesin në kampin e kuq.

Gjithsesi në Azerbajxhan janë të prerë, teksa shkurtimisht ka folur edhe Rustam Allahverdijev, zëdhënësi për shtyp i Neftçi Baku. “Karikari është aktualisht një futbollist i Neftçi dhe nuk ka shkuar askund”, ka thënë mes të tjerash Allahverdijev për “Qol.az”.

Karikari te kryesuesit e elitës azere nuk ka gjetur shumë hapësira dhe në tetë ndeshje (4 titullar) ka shënuar dy gola. I gjatë rreth 190 centimetra, sulmuesi ka eksperienca të ndryshme në Katar, Ukrainë, Norvegji, Turqi dhe Suedi.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.