Kapiteni Serxho Ramos: Ronaldo? Lë të bëjë ç’të dojë… Modriç më i miri

0

Luka Modriç u shpall futbollisti më i mirë i vitit nga UEFA-s, por më shumë zhurmë bëri mungesa e Kristiano Ronaldos, i cili fitoi çmimin e sulmuesit më të mirë dhe golit më të bukur, sesa fitorja e kroatit. Serxho Ramos, kapiteni i Realit të Madridit, komenton mungesën e portugezit në ceremoni dhe është i lumtur me shokun e tij të skuadrës për çmimin e marrë.

Të Reali nuk është pritur mirë mungesa e Ronaldos, sepse ai fitoi çmimet si lojtar i klubit spanjoll, pavarësisht se tashmë është transferuar te Juventusi. Madrilienët e shohin dhe si një mungesë respekti faktin që Ronaldo mungoi në çmimin që fitoi ish-shoku i tij i skuadrës. Megjithatë, Ramos ka folur si një kapiten i vërtetë duke thumbuar Ronaldon dhe mbështetur Luka Modriç.

“E morëm vesh mungesën e Ronaldos, kur po vendoseshin mikrofonët dhe ishte një surprizë që nuk mori pjesë. Por, le të bëjë çfarë ka qejf”, flet mbrojtësi dhe i spanjollëve për “Marca”. Nga ana tjetër, ai ndalet dhe te mesfushori Luka Modriç.

“Nuk besoj se Kristiano është i zemëruar me faktin që çmimin e futbollistit më të mirë e fitoi Luka. Me shumë mundësi mund të jetë i zemëruar, sepse nuk e fitoi ai, por jo sepse e fitoi një shoku i tij. Por, mendoj që nëse ishte një person në botë që e meritonte atë çmim, ai ishte Modriç”, përfundon 32-vjeçari.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.