Kaos total, as Henri nuk i bën derman Monakos

0

Kur Leonardo Zhardim u pushua nga puna te Monako, para pak javësh, pyetja e madhe ishte: vërtet ai ishte problemi që Monako e ka nisur kaq keq sezonin?

Erdhi djali i shtëpisë Tieri Henri, por asnjë ndryshim, ose edhe më keq. Sot erdhi humbja e radhës, 1-0 në Reims. 14 ndeshje rresht pa fitore në çdo kompeticion, rekord negativ që prej shtatorit 1968, kur Monako regjistroi 16 ndeshje rresht pa fitore, deri në janar 1969.

Ende asnjë fitore për ish-sulmuesin e famshëm, i cili po has probleme pa fund, nga një listë e gjatë mungesash për dëmtime e deri te mungesa totale e besimit në vetvete.

Jo vetëm kaq, sepse te Monako mungon cilësia, ajo që është kryesorja kur bëhet fjalë për një klub me ambicie të mëdha, që jeton ende në të shkuarën, me titullin e para dy viteve.

Ishte një Monako tjetër, me Zhardim që bëri mrekulli, nxori lojtarë klasi dhe ringjalli një si Falkao, por mbi të gjitha u rriti vlerën lojtarëve mediokër si Bakajoko, i cili u shit për 40 milionë te Çelsi dhe kjo është një mrekulli më vete.

Nëse do ia dalë edhe Henri, do jetë një gjeni.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.