VIDEO/ “Njeriu asist”, mesfushori kuqezi sërish vendimtar

0

Prej transferimit në Izrael, shokët e skuadrës e etiketuan “E majta magjike”. Por, tani ylli shqiptar ka marrë me të drejtë emrin “njeriu asist”. Bëhet fjalë për Valon Ahmedin, një prej protagonistëve të ecurisë së suksesshme të Ironi Kiriat Shmona.

Pas golit dhe dy asitëve në ndeshjen e fundit, kuqeziu ishte sërish protagonist, duke dhënë asistin e golit të fitores së skuadrës. Shmona fitoi 1-0 në trasfertën me Makabi Petah Tivkan, me rrjetën vendimtare të realizuar nga Paiksao.

Në minutën e dhjetë të ndeshjes, braziliani u shërbye në mënyrë të shkëlqyer nga Ahmedi, me një harkim perfekt nga goditje këndi dhe kishte detyrën vetëm ta dërgonte topin në rrjetë. Me yllin shqiptar në këtë formë dhe me serinë e rezultateve pozitive, Ironi Kiriat Shmona e sheh veten në vendin e tretë të renditjes në elitën e futbollit izraelit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.