Kanselo: Juventusi ekipi më i mirë në Itali, falënderoj Interin për diçka!

Zhoao Kanselo kaloi në radhët e Juventusit verën e vitit të shkuar, me bardhezinjtë që shpenzuan plot 40 milionë euro për të siguruar shërbimet e mbrojtësit, të cilin e transferuan nga Valencia.

Në një prenoncim për mediat, së fundmi Kanselo ka folur mbi kalimin te Juventusi, si dhe për periudhën që kaloi te Interi. Portugezi ka falenderuar Interin, pasi prej eksperiencës që kaloi te zikaltrit, portugezit iu krijua mundësia të kalonte në Torino.
“Më duhet të falenderoj Interin. Gjashtë muajt që kalova atje ishin shumë të rëndësishëm, pasi ishte një eksperiencë që më ndihmoi të bashkohem me Juventusin, klubin më të mirë në Itali dhe me Alegrin, një prej trajnerëve më të mirë në botë”, përfundoi mbrojtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online