Kamzë kompetitive, zbulohen afrimet e radhës

Kamza ende nuk e ka mbyllur merkaton. Drejtuesit po punojnë për afrimin e një portieri, ndërkohë që janë mbyllur marëveshjet për dy lojtarë të tjerë. Bëhet fjalë për rikthime në fakt, pasi me Sebino Plakun është mbyllur gjithçka dhe sulmuesi pret përfundimin e aventurës europiane me Kukësin për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Bledar Devolli.

I fundit që është zyrtarizuar është mbrojtësi i majtë Klaudio Bonani, por Kamza pritet të konfirmojë afrimin e një tjetër lojtari për linjën e majtë. “SportEkspres.com” mëson se ai është pogradecari Vangjel Zguro.

Momentalisht ai është pjesë e Kukësit, por duket se nuk është në të preferuarit e trajnerit Armando Cungu, ndaj edhe largimi i tij nga verilindorët është një opsion real dhe Kamza nga ana tjetër po e pret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online