Zhoao Mario refuzon Çelsin, arsyeja është e çuditshme!

Mbas mbarimit të huazimit tek Uest Hemi, Zhoao Mario është rikthyer në Milano. Portugezi nuk është në preferencat e teknikut Spaleti dhe Interi po kërkon blerës për 25-vjeçarin.

Lojtari pëlqehej në ishull dhe klubi i Çelsit është interesuar për shërbimet e tij, por portugezi ka refuzuar. I çuditshëm shkaku i refuzimit. Mesfushori nuk preferon teknikët italianë dhe në stolin e “Bluve” të Londrës është Mauricio Sarri.

Siç citon “FcInternews.it”, kampioni i Europës në fuqi ka vendosur të mos punojë më me trajnerë italianë. Shkaku? Metodat e shkollës italiane të trajnimit janë të paqëndrueshme dhe plot rregulla.

Diçka jashtë preferencave të portugezit, i cili ka refuzuar Çelsin dhe pret oferta të tjera, por në stolin e klubit që kërkon shërbimet e tij, trajneri nuk duhet të jetë… italian

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online