Kamza-Kukësit: Këto lloj golash nuk do pësohen më!
Kamza dhe Kukësi e kanë nisur betejën e tyre në rrjetet sociale. Verilindorët postuan sot një video me golat që i kanë shënuar skuadrës periferike të kryeqytetit në dy sezonet e fundit, ndërkohë që tanimë ka një reagim.
Me këto 5?? gola të realizuara ndaj Kamzës ju themi mirëmëngjesi?? Cili është goli më i bukur sipas jush?
Gepostet von F.K Kukësi Albania am Dienstag, 20. November 2018
Klubi i Kamzës, përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, i dërgon një mesazh Kukësit: “E garantojmë Kukësin së ‘këto lloj golash nuk do të pësohen më në Kamëz…”. Gjithçka lidhet me golin e shënuar prej brazilianit Elton Kale nëntorin e shkuar.
E garantojme Kukesin se "keto" lloje golash nuk do te pesohen me ne Kamez…
Gepostet von FK.Kamza 1936 am Mittwoch, 21. November 2018
Sulmuesi anësor i merrte një top portierit Argent Halilaj dhe gjyqtari i ndeshjes Kridens Meta nuk akordonte faull. Pati kontestime të shumta asokohe, por goli u konsiderua i rregullt.