VAR-i në Champions që këtë sezon, por ka vetëm një problem!

Para pak kohësh mediat angleze dhanë lajmin befasues, që VAR-i mund të përdoret në Champions, duke nisur nga faza e ndeshjeve “play-off” të këtij sezoni.

Nga ana tjetër, Aleksandër Ceferin, presidenti i UEFA-s ka deklaruar: “Brenda një jave do të marr konfirmimin dhe do të kuptojmë nëse jemi gati për aplikimin e VAR-it në Champions.

Siç citon “Gazzetta dello Sport”, arbitrat janë prej kohësh pro-teknologjisë, por ekziston vetëm një gjë për t’u zgjidhur. Bëhet fjalë për një problem teknologjik, pasi numri i transmetuesve i komplikon gjërat. Nevojitet një siguri që sinjali video të jetë i fortë dhe i besueshëm dhe imazhet të mbërrijnë në kohën e duhur.

Këto nuk janë probleme të pazgjidhshme, sidomos nën presionin e një opinioni publik që kërkon futjen e VAR-it në kompeticionet europiane. Gabimet nuk kanë munguar në Champions dhe një gjë e tillë do të ofronte debutimin e teknologjisë në kompeticionin më të madh për klube.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online