Esteban Kambiaso është një nga heronjtë e Interit të Murinjos, që fitoi tripletën e famshëm në vitin 2010. Ish-mesfushori argjentinas ka folur për “Sky Calcio Club” dhe i vetmi ekip që i kujton skuadrën e tij është Juventusi aktual.
Ekipi i Alegrit është i paparashikueshëm, në ndryshim nga Milani i Sakit dhe Barcelona e Guardiolës, të cilët luanin në stilin e tyre, dominonin, fitonin dhe askush nuk i ndalte.
“Taktika nuk shikohet në një ndeshje 11 kundër 6, por kur zgjedh 11 lojtarë dhe arrin të mposhtësh një skuadër më të fortë. Kjo është taktika. Juventus? Shoh një ekip që ndryshon shumë, si Interi i tripletës. Këtë gjë nuk e kam parë te Milani historik, ose Barcelona. Këto dy ekipe luanin gjithmonë në mënyrën e tyre dhe nuk i ndalte askush.”
“Ti nuk e di kurrë se si do të luajë Juventus. Njëherë me tre mbrojtës, pastaj me katër, ndërsa herën tjetër me dy sulmues. Të njëjtën gjë bënim në vitin 2010. Të gjithë mbajnë mend skemën 4-2-3-1, por gjashtë muajt e parë luajtëm me romb në mesfushë, si në Kiev, kur ishim pothuajse të eliminuar. Aty ndryshuam dhe përmbysëm ndeshjen. Këtë gjë e shoh te Juvja e Alegrit, në ndryshim nga Milani i Sakit. Eto luajti tre ndeshje historike si mbrojtës krahu. Dy gjysmëfinalet kundër Barcelonës dhe finalen përballë Bajernit”, përfundon analizën e tij Esteban Kambiaso.