Kamara drejt Superiores, trajneri i ri e mban “peng”

Mesfushori nga Guinea, Oumar Turad Kamara, ka qenë titullar te Besëlidhja, madje edhe një nga protagonistët e kësaj skuadre sezonin e kaluar. Forma e tij e mirë jo vetëm që është respektuar nga trajneri Vladimir Gjoni, i cili në çdo ndeshje e kishte në planet e tij, por ka tërhequr vëmendjen edhe të skuadrave të tjera në Kategorinë e Parë dhe në Kategorinë Superiore.

Vetë afrikani ka qenë i kujdesshëm dhe brenda skuadrës është shprehur se i pëlqen Shkodra. Transferimi i Kamara konsiderohet i kryer dhe kjo konfirmohet edhe nga burime pranë klubit lezhjan.  “Deri tani te Besëlidhja nuk ka ndonjë lëvizje të veçantë, veç Kamara që me shumë mundësi është pranë Vllaznisë.

E ka kërkuar edhe Kukësi, por ai preferon Shkodrën. Këtë muaj, pasi të vendoset trajneri i ri, lëvizja e tij do zyrtarizohet”, deklaron një burimi zyrtar i klubit lezhjan të Besëlidhjes.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *