Milani po negociojnë prej kohësh për transferimin e Nikola Kaliniç në Madrid ku Atletiko e pret krahëhapur. Tani marrëveshja duket se është drejt fundit dhe kroati ndodhet në Spanjë, ku pritet që të prezantohet në radhët e skuadrës që arriti të fitonte Europa League-n edicionin e fundit.
Sulmuesi kaloi një edicion për t’u harruar, teksa u aktivizua në 31 ndeshje dhe shënoi vetëm 6 gola. vetë lojtari duket i gatshëm për të ndryshuar ambient, pasi me ardhjen e Higuain hapësirat e tij zvogëlohen akoma dhe më shumë.
Detajet e fundit pritet që të konkretizohen në orët e ardhshme, por Xhanluka Di Marcios thekson se gjithçka është arritur mes palëve.