Reali bën gati milionat, 4 emra për të pasuar Modriç

0

Luka Modriç është vënë në pikëpyetje te Reali i Madridit, pasi Interi po mundohet ta “joshë” kroatin. Në Spanjë në asnjë lloj mënyrë nuk duan t’i humbin shërbimet e mesfushorit kroat, por po mendojnë që në rast largimi ta zëvendësojnë me një tjetër emër të madh.

Gazeta “AS” shkruan se nëse ikën Modriç, Reali është gati të blejë një tjetër lojtar. Në listë janë Sergej Milinkoviç-Saviç, Miralem Pjaniç dhe Marko Verrati.  Për të arritur te ky i fundit duket e pamundur, duke njohur edhe fuqinë ekonomike të PSG-së, që vjet refuzoi ofertën e bërë nga Barcelona. Jo vetëm kaq, por e bindi italianin të nënshkruante kontratë të re.

Milinkoviç-Saviç dhe Pjaniç për rreth 100 milionë euro mund të marrin rrugën për në Spanjë. Veç këtyre emrave të njohur, Reali i mban sytë edhe nga mesfushori i Ajaksit. Frenki De Jong është gjithashtu në listën e dëshirave. Për 21-vjeçarin ka konkurrencë, pasi edhe Barcelona po e ndjek me kujdes dhe po tenton ta blejë atë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.