Krisje mes Napolit dhe Insinjes, sulmuesin nuk e do as… Liverpuli

0

Pas largimit të Marek Hamshik, Lorenco Insinje u bë kapiteni i ri i Napolit. Pavarësisht se ka luajtur për shumë sezone si napolitan, sulmuesi shtatshkurtër nuk ka pasur marrëdhënie të mira me tifozerinë e kaltër.

Kjo gjë u vu re edhe në takimin kundër Arsenalit. Kur Insinje i zëvendësua nga Ançeloti, nuk munguan vërshëllimat ndaj tij. Pas këtyre problemeve, Insinje ka filluar të mendojë seriozisht largimin nga Napoli.

Flitet për një kalim të sulmuesit italian te Liverpuli dhe për këtë gjë, ka folur dhe Jurgen Klop, i cili tha: “Interesim për Insinjen? Nuk do të bëjmë asnjë ofertë. Ai ka një kontratë të gjatë te Napoli dhe është shumë lojtar i shtrenjtë”, u shpreh tekniku gjerman.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.