“Ka shumë vend për përmirësim!”, sa shumë kritika për Lenjanin

Ermir Lenjani është një nga futbollistët që është grumbulluar më shpesh në kombëtaren shqiptare të futbollit dhe pas ndeshjeve shumë të mira në fillim me fanellën kuqezi, është dhe një nga futbollistët më të pëlqyer për tifozët shqiptar.

Gjithsesi, aventura e tij me klubin e Sionit ka pasur shumë ulje-ngritje. Kjo gjë nuk i pëlqen aspak trajnerit të tij, Murat Jakin. Tekniku i njohur kërkon më shumë vazhdimësi nga mbrojtësi kuqezi: “Lenjani bën mirë në fashon e majtë sa i takon sulmit, por aspekti difensiv lë për të dëshiruar. Kërkoj stabilitet nga e gjithë skuadra dhe paraqitjet pozitive të një jave, të mi tregojnë edhe në ndeshjet pasardhëse.

Dihen objektivat tona dhe na duhen pikë. Dua që lojtarët e mi t’i kushtojnë rëndësi të gjitha takimeve dhe të përshtaten sa më mirë me sistemin e lojës. Në fillim nuk duhet të pësojmë gola, më pas do të sulmojmë”,- u shpreh Jakin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online