Juventusi e ka ndarë mendjen dhe kërkon të përforcohet në mbrojtje. Emra që lakohen janë të shumtë dhe njëri prej tyre është Stefan Saviç, malazezi i Atletikos së Madridit. Futbollisti 28-vjeçar pëlqehet nga bardhezinjtë raporton Tuttosport dhe shikohet si një alternativë e mirë.
Emri tjetër për të cilin interesohet është Kosta Manolas. Mbrojtësi i Romës mund ta mbyllë në verë me verdhekuqtë nëse nuk arrihet kualifikimi në Champions. Juventusi e ka një sy tek ai, por ka edhe konkurrencë.
Atletiko e Madridit dhe Mançester Junajtid gjithashtu e duan grekun që luan te Roma. Juventusi gjithsesi duket më i favorizuar, kjo edhe për shkak të raportit që ka me Mino Rajolën. Ky i fundit menaxhon mbrojtësin dhe kampionët e Italisë janë një opsion i mirë për klientin e tij.