Juventusi përgatit surprizën, projekton rikthimin e bujshëm

Pol Pogba bëri jo pak bujë me deklaratën e pak kohëve më parë, ku tha se Reali i Madridit është një ëndërr për çdo lojtar. Spekulimet për një transferim të francezit në Spanjë kishin nisur prej kohësh, por deklarata e tij së fundmi, bëri që këto zëra të shtohen akoma dhe më shumë.

Gjithsesi, përveç Realit, duket se në skenë ka dalë dhe një ekip tjetër, që është futur në garë vrullshëm për shërbimet e mesfushorit. Bëhet fjalë pikërisht për ish-ekipin, ku Pogba u bë i njohur dhe shpërtheu, pra për Juventusin.
Sipas asaj që ka raportuar prestigjiozja “AS”, bardhezinjtë po përgatiten të bëjnë një sulm për të siguruar një rikthim të bujshëm të Pogba. Kështu, Reali duket se nuk është i vetëm në garë për të marrë yllin e Mançester Junajtid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online