Juventusi i “fiksuar” pas pazarit në Madrid, “ëndërron” mesfushorin spanjoll

0

Edhe pse kur u largua Kristiano Ronaldo të gjithë menduan se do të kishte hapësirë më shumë për disa lojtarë që kishin qenë në hije, diçka e tillë nuk po ndodh me Iskon. Mesfushori po e ndjen veten të tepërt në Madridin dhe aspak të rëndësishëm. Solari nuk e ka në listën e lojtarëve të preferuar dhe me të drejtë spanjolli po mendon që të marrë valixhet në janar.

Një lojtar si Isko do ta donin shumë skuadra, por së fundmi në garë për shërbimet e tij është futur dhe Juventusi. Sipas asaj që shkruan “calciomercato.com” mesfushori është një prej lojtarëve që Masimiljano Alegri do të “rrëmbejë” në Torino.

Nuk do të jetë edhe aq e lehtë, megjithatë dëshira e lojtarit mund të vendosë shumë. Bardhezinjtë duket se janë të fiksuar për të bërë merkato në Madrid, pasi në verë morën Kristiano Ronaldon, ndërsa më vonë është përfolur se edhe Marcelo mund të shkonte në Itali. Tani në skenë është emri i Iskos dhe nuk duket aspak e pamundur që të kryhet dhe kjo lëvizje, duke parë raportet që ka lojtari me klubin.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.