Juventusi bën “goditjen” e parë, rinovon me të shumëkërkuarin

Juventusi ishte një ndër klubet më aktiv në merkaton e verës, për sa i përket hyrje-daljeve. Tashmë, në prag është merkatoja e janarit dhe klubi bardhezi është përqendruar më së shumti në ruajtjen e kontingjentin. Aleks Sandro është një ndër lojtarët më të kërkuar të “zonjës së vjetër” dhe për këtë arsye, ditën e sotme drejtuesit bardhezi kanë “blinduar” mbrojtësin.

Pak momente më parë, Juventusi zyrtarizoi rinovimin e mbrojtësit brazilian, i cili zgjati kontratën e tij deri në vitin 2023. Aleks Sandro, u transferua në Torino, verën e vitit 2015 për shumën e 26 milionë eurove. Paraqitjet e tij me fanellën bardhezi, e shndërruan 27-vjeçarin në një ndër më të kërkuarit në prag të merkatos, por tashmë duket se çdo gjë është konfirmuar dhe e ardhmja e Sandros do të jetë në “Allianz Stadium”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online