UEFA “u shtrëngon rripin” klubeve shqiptare, kritere strikte për licencimin

Në ambientet e Federatës së Futbollit sot është zhvilluar një mbledhje mes disa prej drejtuesve të FSHF-së, si dhe përfaqësues të klubeve. Një rëndësi të veçantë kishte ky takim, për faktin se Federata u ka paraqitur kërkesat e ardhura nga UEFA, nëse skuadrat duan që të licencohen.

Në mbledhjen e organizuar mesditën e sotme, mungonte një përfaqësues i skuadrës së Partizanit, çka ishte dhe diçka që ra jo pak në sy. Të gjitha ekipet e tjerat të Superiores, Kukësi, Flamurtari, Tirana, Kastrioti, Teuta, Skënderbeu, Laçi, Kastrioti e Luftëtari, por kishte pjesëmarrës edhe nga klubet e Vllaznisë, besës si dhe Shkëndijës së Tiranës, për faktin se skuadrat e moshave gjithashtu duhet të përmbushur disa kritere për pjesëmarrjet në Kupat e Europës.

Pesë janë pikat të cilat klubet shqiptare duhet që të plotësojnë nëse duan që të marrin licencat për të marrë pjesë në Kupat e Europës. Kriteri financiar, administrativ, infrastrukturor, ligjor si dhe sportiv.

Sigurisht që pika themelore është ajo e financave, ku klubet duhet të jenë shumë të kujdesshme me bilancet vjetore, por dhe vazhdimësinë e tyre. Natyrshëm që është një pikë ku klubet duhet të jenë transparente, për të paraqitur edhe ato situata gjyqësore me lojtarët apo çdo individ apo institucion, që mund të kenë përplasje sa i përket anës financiare.

Pikat ishin të shumta, të cilat u diskutuan në këtë mbledhje, e cila konsiderohet shumë e rëndësishme, pasi FSHF do të jetë në kontroll të vazhdueshëm për të parë nëse klubet do të punojnë për të përmbushur pikat të cilat kërkohen nga ana e UEFA-s, që ka sjellë një listë rregullash, që është përshtatur në lidhje me situatën në vendin tonë.

Natyrshëm që edhe kriteri i infrastrukturës është i rëndësishëm, por te kjo pikë mund të veçohet se përveç fushave të stërvitjeve zyrtare, apo dhe të ndeshjeve është e kërkuar në mënyrë të detyrueshme që të ketë dhe një dhomë për pjesën mjekësore, për çdo skuadër, ku lojtarët të kenë mundësinë për të marrë shërbimet e stafit mjekësor.

Një nga pikat e tjera që duhet të veçohen është edhe ajo e kriterit sportiv, ku skuadrat duhet të kenë një organizim të detajuar, por mbi të gjitha duhet të kenë minimalisht katër skuadra moshash. E thënë më thjeshtë, tani nuk do të mjaftojnë më vetëm skuadrat U-17 dhe U-19, por edhe dy skuadra të tjera, të cilat mund të variojnë që nga U-7, te U-10, U-11 APO U-13 e U-15, por kjo është diçka që është lënë në dorën e klubeve.

Do të jetë grupe pune, të specializuara në të gjitha fushat ku do të kërkohet ndihmë nga ana e klubeve, duke nisur që nga ato financiare deri te anën sportiv, struktura që do të ngrihen nga FSHF, për t’i ardhur në ndihmë klubeve shqiptare.

Po ashtu, në të gjitha skuadrat e moshave është e detyrueshme që të shtohet dhe një tjetër pjesëtar në stafin mjekësor, në mënyrë që t’u ofrohet një shërbim sa më cilësor lojtarëve të rinj, por në të njëjtën kohë, asnjë prej lojtarëve të skuadrave të moshave nuk duhet të pengohet për të kryer arsimin e detyrua, çka klubet duhet t’i japin prioritet.

FSHF do të shqyrtojë në mënyrë të vazhdueshme punën që do të bëjnë klubet për të plotësuar të gjitha pikat, që janë kërkuar nga UEFA, por në anën tjetër janë caktuar dhe dy data, ku në 28 shkurt duhet që klubet të kenë përgatitur gjithçka për licencimin, por edhe nëse diçka nuk ka shkuar mirë, do të kenë kohë deri më datën 31 mars për të korrigjuar sipas nevojës, ose në të kundërt rrezikojnë që të mbeten jashtë kupave të Europës, gjithnjë nëse kanë mundur që me meritë sportiv të arrijnë një prej vendeve që të çojnë në arenën ndërkombëtare apo të fitojnë Kupën e Shqipërisë.

/JURGEN ZELA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online