Dënimi i Erzenit, reagon Hoxha: Vendim i ekzagjeruar, nuk gjendet e drejta me arbitrat!

Erzeni është dënuar nga Komisioni i Disiplinës pas problemeve në ndeshjen me Dinamon. Klubi nga Shijaku do të duhet të gjejë një stadium tjetër për të luajtur ndeshjet si pritës dhe jo vetëm kaq: në katër takime do të luhet pa praninë e publikut.

Veç dënimit si klub, administratori Astrit Hoxha është dënuar me tetë ndeshje. SportEkspres.com ka kontaktuar me vetë zyrtarin e Erzenit, i cili ka paralajmëruar se do ta apelojnë vendimin e marrë nga Disiplina.

“Ky është vendimi i ekzagjeruar nga ana e FSHF-së. Nuk kemi se çfarë të bëjmë. Mendojmë ta apelojmë. Unë kisha të drejtë morale në protestën time ndaj gjykimit. Por e shoh se askush nuk e gjen të drejtën me arbitrat. Ne do ta vazhdojmë garën me të njëjtat synime, dënimet nuk na largojnë nga e drejta jonë”, u shpreh Hoxha.

VENDIMET E DISIPLINËS PËR SHIJAKASIT– Zyrtari i KF “Erzeni”, Astrit Hoxha, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes duke përdorur fjalë ofenduese, në bazë të nenit 49/2/a) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të Nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stoli i rezervave dhe territori përreth fushës së lojës.

KF “Erzeni”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në organizimin e ndeshjes kundër KF “Dinamo”, duke lejuar futjen e personave tej numrit të lejuar nga Rregullorja e Aktivitetit, në bazë të Nenit 64, 65/2 të KDS dhe 128 të Rregullores së Aktivitetit të Kat.Superiore dhe Kat.Parë, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve në fushë asnjanëse dhe pa spektatorë, në të cilin përfshihet edhe dënimi i mëparshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online