“Martesa” midis Paolo Dibalës dhe Juventusit duket se është e destinuar të shkojë drejt fundit merkaton e ardhshme. Përveç hapësirave të kufizuara të këtij sezoni, tashmë shtohet dhe një tjetër faktor, që konfirmon gjithnjë e më shumë largimin e argjentinasit.
Juventusi është mahnitur nga Zhoao Feliks, talenti potugez, i cili po i magjeps të gjithë. Sipas asaj që ka raportuar “Tuttosport”, drejtuesit bardhezi po mendojnë seriozisht shitjen e Dibalës, në mënyrë që të siguronin paratë e mjaftueshme për një ofertë bindëse në drejtim të Benfikës.
Dibala do të shitet së paku 100 milionë euro, shifër që pritet të shkojë drejt “Da Luz”, për të bindur Benfikën që të lirojë “xhevahirin” e saj. Zhoao Feliks ka një klauzolë 120 milionë euro dhe kërkohet nga klubet më të mëdha të Europës.