Juve nuk fiton gjithnjë, titulli mbetet i Interit!

0

Një histori që zgjat prej 13 vitesh ka marrë fund sot, sepse apeli i Juventusit për kthimin e titullit në sezonin 2005/2006 është hedhur poshtë.

Ai titull iu hoq Juves si pasojë e Calciopolit të famshëm dhe më pas i kaloi Interit, duke bërë që armiqësia mes dy klubeve dhe tifozëve të arrijë kulmin.

Juve nuk e pranoi kurrë atë vendim, duke shkuar nëpër gjyqe, por gjithçka kishte mbetur e ngrirë prej 2011, kur dolën edhe përgjime telefonike që fajësonin edhe drejtuesit e lartë të Interit në kohën e ngjarjeve, Giacinto Façhetti.

Sot Kolegji i garancisë së Komitetit Kombëtar Olimpik Italian (CONI) i ka vënë vulën: Juve nuk e fiton apelin dhe detyrohet të paguajë edhe 1500 euro, për shpenzimet e CONI-t.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.