Juventusi nuk u lë as thërrimet rivalëve në Itali, sepse ka aq shumë lojtarë cilësorë dhe të uritur, saqë edhe Kupa e Italisë është një objektiv i rëndësishëm dhe me shumë gjasa trofeu do të përfundojë sërish në Torino.
Sot në mbrëmje Juve ka hequr qafe Bolonjën, duke fituar 2-0 në Dall’Ara.
Bardhezinjtë e nisën me një surprizë në formacion, sepse 18-vjeçari Moise Kin mori vendin e Dibalas, ndërkohë që trajneri Maks Alegri la edhe lojtarë të tjerë pushim, duke nisur nga Ronaldo e Chiellini.
Ready for #CoppaItalia duty ? ??#BolognaJuve #ForzaJuve pic.twitter.com/qHMldaeYDb
— JuventusFC ???? (@juventusfcen) January 12, 2019
Pjesa e parë ishte e tëra bardhezi, sepse Bernardeski në minutën e nëntë përfitoi nga një gafë e rëndë e prapavijës kuqeblu, duke shënuar, ndërsa më pas disa herë kampionët e Italisë i shkuan pranë golit të dytë.
Federico Bernardeschi's goal, His 3rd of the season, Grande @FBernardeschi ????pic.twitter.com/xgzHdwGfR8
— Forza Juventus (@ForzaJuveEN) January 12, 2019
Goli i sigurisë erdhi në minutën e 49-të, kur Douglas Kosta tentoi një gjuajtje, me topin e devijuar që përfundoi te Kin dhe djaloshi i talentuar nuk fali. 2-0 dhe një buzëqeshje më shumë për Juventusin, sepse Kin konsiderohet një lojtar me të ardhme të madhe dhe jo rastësisht Milani shpreson ta marrë për të lënë të lirë Higuainin që tani.
?? #Bologna 0:2 #Juventus | #CoppaItalia | Round of 16 | #Moise #Kean 49'#BolognaJuve
via @VideoGoals_HD pic.twitter.com/mA2OMSIxM9— via @VideoGoals_HD (@viavideogoals) January 12, 2019
Më pas Juve e uli ritmin, nisën edhe ndërrimet dhe ndeshja u zvarrit drejt mbylljes, me Juven që kalon në çerekfinale, ku do të përballet me fituesin e sfidës Kaliari-Atalanta.