Blazhevski dhe muajt bardheblu: Asnjë mëri, ja pse u largova  

Kur firmosi verën e shkuar, Dejan Blazevski nuk e mendonte kaq të ndërlikuar aventurën e tij te Tirana, apo kaq të shkurtër. Nga Greqia në Azerbajxhan, duke futur brenda edhe shumë vite futboll maqedonas, por sulmuesi ishte përshtatur kudo, duke shënuar rregullisht, sidomos në atdhe.

Nëse ia doli të luajë 20 ndeshje në kupat e Europës, por edhe disa ndeshje me kombëtaren, misioni më i vështirë i 33-vjeçarit rezultoi “pushtimi” i Tiranës, aty ku shpesh problemet janë imagjinare dhe ku gjithçka duket e pamundur në momente vështirësish.

Blazhevski luajti 10 ndeshje në Superiore, shënoi një gol çdo 3 ndeshje mesatarisht, por problemet fizike nuk e lejuan të shprehej në maksimum, ashtu si nuk e lejuan edhe problemet e Tiranës.

Tani Dejan ka firmosur në Maqedoni, për Rabotniçkin, që e priti krahëhapur, sepse ia njeh vlerat dhe eksperiencën.

Për “SportEkspres.com” Blazhevski ka vendosur të flasë në lidhje me aventurën e tij në bardheblu, por nuk ka polemika, nëse është kjo që prisni, edhe pse duket se fjalët e mira i rezervon për drejtuesit, por nuk preferon t’i përmendë në asnjë moment trajnerët. Maqedonasi tregohet zotëri, largohet duke pasur fjalë të mira për të gjithë dhe keqardhje për faktin se gjërat nuk shkuan ashtu si dëshironte ai, apo si dëshironin të gjithë te Tirana.

Muajt bardheblu – “Erdha te Tirana me dëshirën për të bërë diçka të mirë dhe ika me respektin maksimal për të gjithë ata me te cilët kam punuar. Unë kam luajtur gjithnjë me skuadra me emër për vendet ku kam qenë dhe e pranova menjëherë ofertën e Tiranës në verë, si skuadra më e madhe ne historinë e futbollit në Shqipëri.

Marrëdhënia me klubin – “Ata u treguan në çdo moment super korrektë. Drejtori Sportiv Arbi Laçi ka qenë gjatë gjithë kohës i gatshëm për çdo gjë, jo vetëm me mua, por për të 22 lojtarët. Presidenti Halili ishte super korrekt, e konsideroj mik dhe e falënderoj që në momentin e largimit nuk më krijoi probleme, sepse ishim ende nën kontratë dhe ai nuk kishte asnjë detyrim ndaj meje”.

Vendimi i largimit – “Pas dëmtimit nuk po aktivizohesha më dhe familja ime, sidomos fëmijët, donin të më kishin pranë në Shkup. Në këto kushte, duke pasur dhe disa oferta nga Maqedonia, mendova: Po kthehem në shtëpi”.

Pse Rabotniçki – “Rabotniçki ka ambicie dhe shkon rregullisht në Europa League, uroj që edhe Tirana të shkojë në Europë. Presidenti dhe Drejtori Sportiv më donin, megjithatë nuk më penguan”.

E ardhmja – “Nuk arrita dot të isha i rëndësishëm aq sa kam qenë te Vardari, por në Tirane kam bërë shumë miq dhe realisht e kam shijuar ato muaj që kam qëndruar. Do kthehem sërish si mik. Jam 33 vjeç dhe do e mbyll karrierën në Maqedoni”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online